lifting-idna

Lifting i fytyrës

Si femrat ashtu dhe meshkujt, sidomos këto vitet e fundit, e kanë ndjerë të nevoshjme t’i drejtohen gjithmonë e më tëpër kirurgut estetik për të përfituar nga rezultatet mahnitëse të lifting, i njohur shpesh si operacioni i rinimit të fytyrës.

Me anë të kësaj procedure bëhet e mundur eliminimi i rrudhave dhe dhjamit të tepërt, ripozicionimi i muskujve dhe tërheqja e lëkurës së fytyrës dhe gushës.

rinoplastika-idna

Rimodelimi i hundës - Rinoplastika

Rinoplastika është operacioni i cili ka për qëllim të përmirësojë pamjen estetike të hundës dhe si rrjedhojë të gjithë fytyrës, në mënyrë harmonike duke respektuar plotësisht proporcionet e saj.

Njëkohësisht, mund të korrigjohen edhe difekte funksionale të hundës për përmirësimin e frymëmarrjes.

otoplastika-idna

Rimodelimi i veshëve - Otoplastika

Otoplastika është një ndërhyrje kirurgjikale nëpërmjet së cilës arrihet korrigjimi i veshëve shumë të hapur dhe nëpërmjet kësaj ndërhyrje ato tërhiqen prapa, duke u dhënë një formë që shkon pranë normales dhe në përshtatje të plotë me formën e fytyrës.

Një arsye tjetër për t’iu nënshtruar kësaj ndërhyrjeje është gjithashtu korigjimi i deformimeve të ndryshme që mund të ketë kërci i veshit.

blefaroplastika-idna

Qepallat, qeskat e syve - Blefaroplastika

Blefaroplastika është operacioni që “zbukuron shikimet tona”, duke mundësuar të shkëlqejmë dhe të jemi rrëzëllitëse si emocionalisht ashtu edhe estetikisht.

Blefaroplastika i rikthen freskinë dhe tonifikimin qepallave duke përfituar një vështrim më të gjallë dhe rinor.

mentoplastika-idna

Rimodelimi i mjekrës - Mentoplastika

Rimodelimi i mjekrës është një procedurë e cila mund të përfshij zvogëlimin, zmadhimin ose rregullimin e formës së mjekrës sipas nevojave të cdo fytyre në vecanti.

Rimodelimi i mjekrës bëhet mbi bazën e disa parametrave, të cilat janë matjet cefalometrike të fytyrës.

Jeni të interesuar për shërbimet pranë klinikës Idna – Medical Beauty ? Na kontaktoni!